Sunday , December 11 2016
djathi-parmixhan

Historia e disa llojeve të djathit

Parmixhani e ka origjinën në shekullin e 13 dhe është përmendur te Dekameroni i Xhovani Bokaçios ku ai përshkruan “një mal të prodhuar nga djathi parmixhan”. Parmixhani u bë popullor në Britani në shekullin e gjashtëmbëdhjetë kur Papa Juli i Dytë i ofroi Mbretit Henry VIII si dhuratë njëqind rrota me parmixhan.

Brie ishte djathi i monarkëve në Francë gjatë shekullit të 14. Një autor anonim shkroi në ditarin e tij se ashpërsia e luftës mund të matet me sasinë e djathit brie që arrinte në Paris.

Çeshairi është pothuajse djathi më i vjetër i Britanisë, njihet si i prodhuar së paku nga shekulli i 12-të. Variacionet e djathit nisën pikërisht në këtë periudhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *