Sunday , December 11 2016
14947781_617405038420073_2352705325526388638_n

Historia e pabesueshme e një të moshuare në Lecco të Italisë

Një grua ose më saktë një gjyshe 83-vjeçare na vjen me një histori gati të pabesueshme.

Në Lecco menaxherja e një kompanie që ishte një e moshuar 83-vjeçare shfaqet si një person jo i qetë dhe që arrin deri në pikën e keqtrajtimit të punonjësve.
Shumë njerëz mund të urrejnë shefin dhe kjo mund të jetë normale, sepse interesat janë të ndryshme midis punëdhënësit dhe të punësuarit në një kompani, ku pikërisht diversiteti i pikëpamjeve çon shpesh në kontrast.

Në qoftë se mendoni se shefi juaj është një gjyshe 83-vjeçare, e cila vjen çdo mëngjes duke e drejtuar vetë kompaninë, atëherë nuk do të besonit që do të ekzistonin ndjenja të tilla.
Megjithatë kërcënimi i individëve dhe keqtrajtimi i tyre mund të vijë dhe nga një drejtuese e tillë, ku pikërisht kjo është çështja me të cilën u përballën punonjësit e një kompanie në Leço.
Kjo gjyshe menaxhere ishte e bija e themeluesit të kompanisë, e cila merret me prodhimin e pajisjeve për spitalet.

Për shumë vite ajo mbajti postin e menaxherit të kompanisë, por është bërë e njohur për një të vërtetë të trishtuar, që keqtrajton punonjësit. Ajo nuk i jepte ditët e pushimit punonjësve, i merrte të gjithë kohën e lirë duke i ngarkuar me punë, madje në shumicën e rasteve i qëllonte ose i hidhte objekte të rënda. Pikërisht një situatë e tillë bëri që këtë vit të largoheshin vullnetarisht nga kjo punë 30 të punësuar, numër i njëjtë ky me atë të një viti më parë.

Shumë nga këta individë kanë aplikuar dhe për shërbimin e asistencës psikologjike të qytetit, kjo për shkak të rëndesës dhe stresit të madh që kanë kaluar në atë punë.
Kjo gjë ka sjell pasoja të rënda mbi biznesin e kësaj kompanie, e cila rrezikon mbylljen për shkak të mungesës së punonjësve. Para disa vitesh drejtuesi i saj ishte djali i kësaj gjysheje, por që ka dhënë dorëheqjen vetëm sepse kështu dëshironte nëna e tij.

Që një situatë e tillë të mos vazhdonte akoma, ka qenë pikërisht djali i saj që ka denoncuar këtë sjellje të nënës së tij, citon elbasani plus.
Kështu thuhet se djali e ka çuar në gjyq nënën e tij ku thuhet se gjyqin e ka fituar ai dhe në këtë mënyrë nuk e ka lejuar më paraqitjen e saj në kompani dhe aq më pak rolin e drejtimit.
Një histori me të vërtetë e çmendur kjo, por që ka ndodhur vërtetë në një kompani të Lecco-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *