Monday , December 16 2019
Loading...

Historia e pazakontë, nëna mbart në bark foshnjën e djalit të saj

Nëna e këtij burri, po mbart në bark foshnjën e tij. Ju mund të mendoni se kjo është një histori e errët dhe shqetësuese incesti apo aktiviteti të paligjshëm por në të vërtetë nuk është kështu.

Është diçka e pazakontë por mjaft e ëmbël. Ashtu si një nënë ndihmon djalin e saj të nisë një familje me gruan e tij. Kayla Jones dhe burri i saj Codydonte të krijonte një familje së bashku. Por një komlikacion i Kayla nuk e lejonte këtë gjë.

Ajo kishte hysterectomy të pjesshme kur ishte vetëm 17-vjeçare dhe kjo nuk e lejoi atë që të ngelej shtatzënë. Hapi tjetër i çiftit ishte kërkimi i një nëne zëvendësuese për fëmijën e tyre, por pas një kërkimi të gjatë kjo rezultoi e pafrytshme. Nëna e Cody doli vullnetare për ta bërë këtë punë.

“Bashkëshorti im dhe unë u martuam në vitin 2012 dhe vjehrra ime gjithmonë bënte shaka për të qenë nëna surrogate,”-shpjegoi Kayla. “Pasi disa opsione tona për nënën zëvendësuese nuk u realizuan atëherë filluan ta merrnim seriozisht vjehrrën.”

Pëfundimisht ranë dakord që të ishte nëna e Cody që do të mbante fëmijën, Biologjikisht vajza e ardhur në jetë, është foshnja e tyre pasi vezoret dhe spermatozoidet e përdorura janë të Cody dhe Kayla.Patty mbajti foshjën në bark dhe djali, Kross Allen Jones erdhi në jetë pas 7 muajsh.