Saturday , December 3 2016
ekipi-i-elbasanit

Historike, Elbasani pret futbollistë nga Mançester Junaited

Elbasani pritet të nisë një bashkëpunim me gjigandin e futbollit anglez dhe botëror, Mançester Junaited.

Mesa duket, ardhja e pronarëve anglezë në klubin verdheblu, pritet të sjellë risi dhe zhvillime pozitive në futbollin elbasanas.

Sipas të gjitha gjasave, në muajin janar kur edhe kompania “Level Up Sa” do të marrë në zotërim 100 për qind të aksioneve të klubit të Elbasanit, do të afrojë futbollistë nga skuadra angleze.

Sigurisht nuk bëhet fjalë për futbollistët që aktualisht janë nën urdhrat e Zhoze Mourinjos, por për lojtarë nga grup moshat e Mançesterit, si edhe për lojtarë që për momentin janë dërguar huazime në skuadrat e tjera kryesisht në ligat e ndryshme në Angli.

Nga ekipi aktual pronarët e rinj kanë kërkuar që të grumbullojnë sa më shumë pikë deri në muajin janar, pasi me hapjen e merkatos do të bëjnë afrime me lojtarë që do të bëjnë diferencën në kampionatin shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *