Monday , December 5 2016
tmp_28487-fb_img_14789853953581859791750

Hoxha debuton si hero, pret 11metërsh

Alban Hoxha bën krenarë tifozët shqiptarë në një natë të pafat për kombëtaren.
Portieri cërrikas i Partizanit debuton mjaft mirë në formacionin e kuqezinjve. Ndëshkimi i çuditshëm i Berishës me karton të kuq, i hapi rrugë aktivizimit për herë të parë të portierit 30 vjeçar. Dhe si një specialist i 11-metërshave, Hoxha arrin të ndalë penalltinë e dytë të akorduar nga gjyqtari gjerman në këtë takim. Mesa duket i vetmi moment entuziazmi i krejt këtij takimi, është pikërisht ky episod.
Një sfidë zhgënjyesë deri në këto çaste ku arbitri ka qenë protagonist kryesor, duke inflencuar drejtpërdrejtë në rezultatin e ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *