Thursday , December 8 2016
hurma

Hurma: Vetitë dhe përfitimet shëndetsore të saj

Në vjeshtë, mes frutave të ndryshme në këtë stinë, hurmat janë ato të cilat konsiderohen si më të mirat për organizmin e njeriut. Kjo në sajë të përbërjes së tyre me dobi të pakrahasueshme.

Hurma është pemë gjetherënëse, me një lartësi deri në 15-18 m, por mbahet zakonisht me krasitje në përmasa më modeste. Gjethet janë të mëdha, me formë ovale të zgjeruar, të lëmuara dhe me shkëlqim në sipërfaqen e sipërme. Në vjeshtë ato marrin ngjyrë të kuqe.

Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, fruta, gjethet, degët. Ajo përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë, dhe ëmbëlsira të ndryshme. Fruti përmban rreth 17 për qind sheqer kur është e freskët dhe 62 për qind kur thahet. Përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyra, kripëra minerale, si hekur, sasi të konsiderueshme tanin etj.

Hurmat kanë gjetur përdorim të mire në luftimin e sëmundjes së anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundjeje.

Po ashtu, ato kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre (me të dala të shpeshta jashtë). Mjekimi me hurma rekomandohet edhe për personat që vuajnë nga diarreja kronike.

Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës.

Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut. Përveç këyre vetive hurmat ndihmojnë edhe në ritjen e aktivitetit hormonal për të dy sekset, në gratë shtatëzëna  ajo ndihmon në lindje normale dhe të kollajshme…Këto fruta kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë sidomos në Shqipërinë e Mesme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *