Monday , December 5 2016
avokatii

Hysen Kovaçi zgjidhet Kryetar i Dhomës së Avokatisë Elbasan

Është mbajtur sot në Elbasan konferenca e dhomës së avokatëve të këtij qarku. Gjatë punimeve të konferencës janë evidentuar problemet që shqetësojnë në përgjithësi avokatët në ushtrimin e profesionit të tyre.

Rritja e ndjeshme e taksave ka zënë një pjesë të rëndësishme të diskutimeve duke kërkuar rishikimin e tyre. Po ashtu është kërkuar që të pagesat e avokatëve kryesisht të bëhen në kohë, si dhe të rritet pagesa që aktualisht është 20 mijë lekë të vjetëra për seancë.

Hysen Kovaci me një karierë të pasur në drejtësi vjen në këtë post që deri sot ishte mbajtur nga Vaso Jano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *