Inceneratorit të Elbasanit i mbetet energjia ‘stok’

Ti mesosh femijes te ngenin apo ushqyerjen nga frika, eshte gjeja me e keqe, qe mund t’i beje nje i rritur nje femije. Per fat te keq, kjo menyre, eshte prezente ne shqiperi kulturen tone. Qofte ne familje, qofte ne cerdhe e kopshte, veprohet ne te njejten menyre, i ushqejne femijet me ashpersi dhe me zorr. Femija mbahet ne pozicion, qe nuk ka nga te levize dhe i rrituri , prindi, gjyshja apo edukatorja, i “futin” ushqimin ne goje, si dikur ushqehej gjeli i detit, te cilin e rritnin per vitin e Ri Kujdes te rritur, kjo menyre ushqyerje, mbase ju qeteson ju, por femijes i shkaterron shume mekanizma dhe struktura, sa trunore aq edhe psikoemocionale. I krijon frike, dyshime, dhe mbi te gjitha, i vret kenaqesine e te ngrenit dhe te provuarit te ushqimeve te reja.
Cdo gje ne psihen dhe trurin e njeriut, ka funksionin natyror dhe ate njerezor dhe te dy keto procese fillojne me te ngrenen. Kur fillon ushqimin e forte femija, fillon edhe pregatitja e muskujve te pertypjes, por qe, te cilat sherbejne edhe per te foluren. Kujdes te rritur, edhe pse e ngrena eshte shume e rendesishme, nuk eshte gjithcka te njeriu. Njeriut i duhet njerezorja. Natyrisht qe duhen respektuar te gjitha ligjet e natyres, por gjithnje duke u gershetuar me njerezoren dhe ne sherbim te saj. Ushqyerja me zorr i demton te dyja, si proceset natyrore edhe ato njerezore. Lira Gjika