Tuesday , January 22 2019
Loading...

“Infermierë për Shqipërinë”, punësime të reja në Elbasan

Infermierët e rinj, të punësuar në spitalin Psikiatrik të Elbasanit e kanë fituar vendin e punës përmes konkurrimit në Platformën Infermierëpërshqipërinë.al.

Eva Birgiu, fituese e fazës së dytë të testimit, thotë se ka ditën e saj të parë të punës në spitalin psikiatrik ”Sadik Dinçi”, në Elbasan. “Kam aplikuar në portalin infermierepershqiperine.al. që nuk besoja as vetë që do funksiononte por ia vlejti. Jam shumë e kënaqur dhe i bëj thirrje të gjithëve të aplikojnë dhe mos të humbasin këtë mundësi”, thotë ajo.

Briselda Sula, banore e qytetit të Elbasanit shprehet se ka konkurruar në portalin ”Infermierë për Shqipërinë” në muajin korrik dhe nga aty ka dalë fituese. “Nuk e besova që do kisha një vend pune në spitalin e Elbasanit, ku punoj tani”, thotë ajo.

Mirela Beti, një tjetër qytetare e Elbasanit shprehet se ka mbaruar Mjekësinë në degën Infermieri e Përgjithshme dhe kishte 3 vite e pa punë. “Kur u hap portali dhe unë aplikova si gjithë të tjerët dhe fitova. Fillova punë në spitalin psikiatrik të Elbasanit”, shton ajo.

Etleva Bica  tregon se në korrik aplikoi në portalin infermierepershqiperine.al dhe doli fituese. “Jam shumë e lumtur që fillova punë në qendrën shëndetësore, Klos”, thotë ajo.

Gjatë vitit 2018 u punësuan nëpërmjet portalit 820 teknikë të shkencave mjekësore, ndër ta 715 infermierë, 68 mami, 18 teknikë laboratori, 15 teknikë imazherie dhe 4 fizioterapistë.