Monday , June 26 2017

“Instagram” jep lajmin e shumëpritur, ja ndryshimi që po e prisnit të gjithë

Një ndër veçoritë e Instagramit ishte se kur postonit video live ato zhdukeshin menjëherë pas mbylljes së transmetimit.

Kjo ka ndodhur deri më tani, pasi që nga sot ju do të keni edhe mundësinë për t’i ruajtur. Kompania sapo ka njoftuar se përdoruesit do të kenë mundësinë t’i ruajnë videot e tyre në telefon pasi përfundojnë transmetimin live.

Është shumë e thjeshtë, sapo të përfundojë transmetimi juaj live ju do të shikoni një buton në qoshen sipër djathtas, e klikoni dhe videoja ruhet në telefonin tuaj.

Këto video nuk do të ruhen direkt në Instagram, kjo pasi kompania dëshiron që përdoruesit të ndjejnë urgjencën për t’i shikuar ato live kur dikush nis transmetimin live.

Ky përditësim në veçoritë e Instagramit do të vihet në përdorim që sot për përdoruesit e telefonave iOS dhe Android.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: