Saturday , December 16 2017

Interesante/ Së shpejti do të bëhet realitet karikimi telefon me telefon

Dy kompanitë gjigande të celularëve Samsung dhe Apple kanë hedhur idenë se mund të sjellin karikim me wireless në smartfonët e ardhshëm.

Por mesa duket Sony po i kalon dy gjigandët pasi me një teknologji të re, kjo kompani do të bëjë të mundur shkëmbimin e karikimit dhe të dhënave mes pajisjeve të ndryshme elektronike si smartfonë, kompjuterë dhe çdo pajisje tjetër “smart”.

Pra kjo do të thotë se kompania japoneze mundëson që së shpejti mund të jeni në gjendje të përdorni telefonat e miqve tuaj për të karikuar pajisjen tuaj, raporton TechSot.Al.

Patenta e siguruar nga Sony sugjeron se teknologjia do të mbështetet në “një shumicë të sistemeve të antenave” konfiguruar për tranferim të dhënash dhe karikimi, i shoqëruar nga një ndërfaqe e dobishme grafike që thjeshton procesin e lidhjes së pajisjeve.

Përveç përzgjedhjes mes transferimit të të dhënave dhe karikimin, ndërfaqja gjithashtu do të bëjë më të lehtë zgjedhjen mes pajisjeve të ndryshme wireless për të bërë shkëmbimin.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: