Wednesday , November 13 2019
Loading...

Investimi i Agjensisë Kombëtare Japoneze, Kodër Krasta do të kthehet në parkun më të madh dhe të gjelbëruar të Elbasanit

Pas kthimi nga Japonia, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në një aksion të organizuar për pastrimin e Kodër Krastës në Elbasan.

Balla solli lajmin e mirë të kërkesën, drejtuar Agjencisë Kombëtare Japoneze, për financimin e projektit pë rivitalizimin e Kodër Krastës.

Në fjalën e tij, Balla tha se projekti parashikon shtimin e gjelbërimit dhe hapësirave rekreative.

“Është e vërtetë që Krasta është “mushkëria” e vetme e qytetetit të Elbasanit, e cila furnizon me oksigjen një qytet i cili për shkak të ish metalurgjikut, prej shumë vitesh ka pësuar ndotje. Po bëjmë një punë shumë të mirë bashkë me Gledin për të rritur hapësirat e gjelbëra. Por projekti i madh do të përfshijë padyshim edhe Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. Po ashtu edhe me mbështetjen e qeverisë Japoneze kemi depozituar zyrtarisht tashmë pranë Agjensisë Kombëtare Japoneze një projekt shumë të madh i cili synon mbjelljen e shumë hapësirave bosh brenda parkut. Kjo për të garantuar gjelbërimin e plotë sipas të gjithë standardeve të parkut, mbushjen e parkut edhe me kënde sportive të cilat janë të domosdoshme. Përfundimin e të gjithë kësaj infrastrukture rrugore të parkut. Por duhet ta dimë që i gjithë parku i Krastës është i rrethuar nga zona informale. Quhet zona e Krastës e cila ka problematika të mëdha me kanalizimet dhe rrugët dhe padyshim edhe pjesa lindore e parkut që bëhet bashkimi me Shkumbinin, nga i cili aktualisht vijnë vetëm përmbytje. Ne duhet të garantojmë ndërtimin e një prite që të shërbejë edhe si shëtitore. Ndërtimi i kësaj prite do të mbyllë një cikël të plotë edhe të atyre që vijnë për vrapim, me qëllim që të garantojmë që e gjithë kjo zonë do të jetë një zonë shlodhëse një zonë atraktive për të gjithë qytetin e Elbasanit.

Besoj që ky është një projekt i madh vlera e të cilit shkon në disa milionë dollarë, por që fazën e parë atë të mbjelljes së plotë të parkut të Kodrës së Krastës duam ta përmbyllim. Para dy vitësh, por dhe verën e kaluar kodra e Krastës pësoi një goditje për shkak të zjarreve, dhe të gjitha këto duhen riparuar përmes mbjelljes së pemëve të reja. Ministri Klosi e ka prioritet personal dhe shifrën që ka deklaruar është 20 milionë pemë dhe besoj që me Krastën do t’ia arrijmë të kemi edhe ne pjesën e rëndësishme në pemët e reja që do mbjellim.”, deklaroi Balla.

Sipas Ballës, zbatimi i këtij projekti e kthen Kodër Krastën në parkun më të madh të Elbasanit, dhe në zonën më të madhe të gjelbëruar, pranë qytetit.