Saturday , December 10 2016
moglica

Investimi më i madh në zonën e Elbasanit/ Rrugëtim drejt digës më të lartë në Europë (Video)

Kompania norvegjeze Statkraft ka organizuar një udhëtim me mediat për të parë nga afër investimet në luginën e lumit Devoll. Ndalesa e parë ishte në hidrocentralin e Banjës, i cili këtë vit ka filluar prodhimin e energjisë elektrike me kapacitet të plotë. Më pas rrugëtimi vazhdon përgjatë rrugës së re që të con në qytetin e Gramshit, ndërtuar po nga kjo kompani, ku përvec bukurisë së rrugës shijon edhe pejsazhin që të ofron liqeni i këtij hidrocentrali. Pasi lëmë pas Gramshin, duke ndjekur rrjedhën e lumit Devoll shkojmë drejt investimit të dyte të Statkraftit në kantierin ku po ngrihet hidrocentrali i Moglicës. Rruga kalonte në një reliev malor që rrallë e has në Shqipëri ku bukuritë natyrore të mahnisnin.

Vec investimeve që po bën në këtë zonë kompania Statkraft, po jep një kontribut edhe në aspektin mjedisor dhe social. Menaxheri social mjedisor Alban Avdiu, tha se kjo kompani përvec dëmshpërblimit të atyre që preken nga ndërtimi I këtyre veprave, po investon si në zhvillimin e bujqësisë ashtu edhe në pyllëzimin e zonave përreth hidrocentraleve.
Ky rrugëtim vazhdon drejt digës së hidrocentralit, ku përpara nisjes, menexherja e komunikimit Viola Puçi dhe Inspektoria e sigurisë teknike Eridona Shuli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *