Investimi miliona dollarësh në Divjakë kundërshtohet nga ambietalistët. - ElbasaniPlus
Monday , May 29 2017

Investimi miliona dollarësh në Divjakë kundërshtohet nga ambietalistët.

Projekti i kompanisë Mabetex që përfshin ndërtimin e apartamenteve, të hoteleve dhe të vilave në zonën e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, shkakton pasoja të rënda dhe shkatërrim të ekosistemit në atë zonë.

Kështu u shpreh Sazan Guri, inxhinier mjedisor, gjatë një takimi mes organizatave mjedisore, ku u diskutua vlerësimi i trashëgimisë natyrore dhe anulimi i këtij projekti.

Guri shtoi se projekti për urbanizimin e Divjakës është thellësisht i dëmshëm, pasi shtrihet deri në brendësi të parkut kombëtar.

Sipas Gurit ky projekt mund të jetë i dobishëm në zona të tjera, por në Parkun Kombëtar të Karavastasë, do të sillte shkatërrim të të gjithë ekosistemit.

Projekti i kompanisë Mabetex përfshin ndërtimin e mbi 2,300 apartamenteve, disa hoteleve dhe  vilave, një fushë golfi dhe pista për ulje-ngritjen e helikopterëve.

Projekti ka nisur të hartohet që nga viti 2012, por së fundmi duket se kompania po kryen procedurat formale para se të kërkojë miratimin në qeveri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: