Tuesday , December 6 2016
aplikacioni-i-gjumit

iPhone tani vjen me një aplikacion të ri, që na vë “gjumë”!

Një ndër problemet kryesore të shëndetit është pagjumësia dhe mënyrat për trajtimin e këtij çrregullimi, janë  jo të lehta në fakt.

Kohët e fundit apple ka paraqitur një funksion të ri të iOS, që është projektuar për të ndihmuar, por është e mundur që e keni humbur këtë risi.

App default Clock në iOS përmban një të veçantë që është “Bedtime”, i cili ju ndihmon të fitoni zakone të mira të gjumit.

Hapni orën e aplikacionit dhe shkoni tek “Bedtime”. Aplikacioni do të ju pyes, kur ju dëshironi të zgjoheni dhe sa kohë dëshironi të kaloni në gjumë.

Ju gjithashtu mund të lini lajmërime në lidhje me kohën e gjumit pasi aplikacioni është vendosur që të rregullojë gjumin tuaj.

Është sikur të kesh një kujdestar të vogël brenda telefonit tuaj dhe ideja është që ju të bëni gjumë për aq kohë sa është e preferuar, rreth 8 orë.

Ky aplikacion është shumë i mirë për njerëzit me probleme të gjumit dhe ndihmon në rregullimin e zakoneve të mira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *