Monday , December 11 2017

Ish-deputetit të Peqinit i rikthehet pasuria e sekuestruar

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot që ti hiqet sekuestroja ndaj pasurisë prej 1.1 miliardë lekësh të deputetit Alfred Peza.

Vendimi është marrë nga Apeli i Krimeve të Rënda. Peza është nën akuzë nga ana e prokurorisë, për fshehje të ardhurash, deklarime të rreme, etj.

Vendimi për heqjen e sekuestros është marrë këtë të mërkurë në Gjykatën e Apelit pas padisë së depozituar nga çifti Peza.

Prej më shumë se 2 muaj pasuria në vlerën e 1 % aksioneve pranë një bankë të nivelit të dytë u vu në sekuestro për llogari të hetimit të Prokurorisë.

Aktualisht Peza është marrë i pandehur për akuzat e mësipërme dhe gjykimi ndaj tij po zhvillohet pranë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Sekuestroja për pasurinë në aksione bankare u vendos në bazë të ligjit antimafia, ndërsa më parë kjo sekuestro ishte rrëzuar edhe në Gjykatën e Lartë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: