Sunday , December 4 2016

Ish-kirurgjia e Elbasanit shumë shpejt fakultet i Shkencave Humane (Video)

Rektori i ri i universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Skënder Topi ka dhënë konferencën e tij të parë si rektor i këtij institucioni arsimor.

Zoti Topi tha se Universiteti i Elbasanit është një ndër më të mirët në Shqipëri dhe se ka realizuar mjaft arritje të mëdha.

Gjatë kësaj konference rektori Skënder Topi tha se universiteti “Aleksandër Xhuvani” është në negociata me qeverinë dhe donatorët për të hapur Fakultetin e Shkencave Humane.

Ky fakultet do të ngrihet i ri nga themelet në goinën e ish-kirurgjisë së vjetër, e cila është pronë e universitetit.

Ai u shpreh se ky fakultet përveç se do jetë një godinë për universitetin, do t’i japë një tjetër zhvillim asaj zone, sikundër i ka dhënë korpusi qendror zonës ku ndodhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *