Saturday , January 21 2017

Ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski “vishet me kostum shqiptar”

Ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski ka rënë pre e talljeve të një prej revistave më të mëdha në Maqedoni. Revista “Fokus” në shtetin fqinj e ka hapur numrin e kësaj here me një fotografi të madhe të Gruevskit, i cili kërcen valle, i veshur me kostum popullor shqiptar, shkruan “Zhurnal”.

Mesazhi i fotos së madhe të Gruevskit është se nëse ai do të bëhet sërish kryeministër i Maqedonisë, duhet të bëjë koalicion me një parti politike shqiptare dhe se pikërisht shqiptarët “do ta kapin prej hundësh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: