Thursday , April 19 2018

Italia kalon ligjin, 25 mijë të rinj shqiptarë mbeten pa punë

Me 166 vota pro, 70 kundër dhe 1 abstenim Senati italian miratoi pa ndryshime ligjin për Buxhetin 2017, pjesë e të cilit është edhe ai për ndryshimet në shërbimin për call center.

Senati e miratoi Buxhetin pa ndryshime, ashtu sikundër i kishte mbërritur në datë 28 nëntor nga Dhoma. Kriza e qeverisë, e ndjekur nga referendumi Kushtetues ka përjashtuar çdo tentativë për modifikime nga ana e Senatit.

Qëllimi ishte që ky projektligj të kalonte sa më shpejtë për t’i hapur rrugë çështjeve politike.
Masat që parashikon në ligj kanë të bëjnë me kapitullin ku trajtohen marrëdhëniet e punës dhe familja.

Amendimet në ligjin për shërbumin call center synojnë frenimin e zhvendosjes së këtyre investimeve në vende që nuk janë pjesë e BE-së.

Hartuesit e këtyre amendimeve kanë parashikuar një ndërhyrje të dyfishtë që ka të bëjë si me shërbimin inbound, ashtu edhe outbound, janë forcuar normat që rregullojnë fenomemin e lelokalizimit.

Masa e parë konkretizohet në rishkimin e plotë të nenit 24, që është pjesë e ligjit 83/2012. Sipas disiplinës së re, nëse një operator ekonomik vendos të lokalizohet, qoftë edhe duke e dhënë shërbimin ndaj të tretëve në një vend që nuk është anëtar i BE-së duhet të komunikojë brenda 30 ditëve destinacionin te organet përkatëse, përfshi këtu edhe numrin e punonjësve.

Kjo normë ekzistonte edhe në ligjin e vitit 2012, por amendimet zgjerojnë listën ndaj të destininuarve të komunikimit, ku përveç Komisionerit për Mbrojtjen e të Drejtave të Informimit, në dijeni duhet të vihet edhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik në lidhje me numrat telefonikë që do të vihen në dispozicion të publikut.

Një aspekt tjetër ka të bëjë edhe me ashpërsimin e sanksioneve për mos njoftime apo vonesa që llogariten deri në 150,000 euro.

Njoftimi duhet të bëhet jo më shumë se 60 ditë nga hyrja në fuqi e ligjit të Buxhetit edhe nga operatorët që tashmë janë të delokalizuar. Nëse këta të fundit nuk zbatojnë detyrimin, atëherë mbi ta do të zbatohen sanksione administrative deri në 10,000 euro për çdo ditë vonesë..

Gjithmonë me qëllim frenimin e delokalizimit, reforma vendos (duke konfirmuar një princip që ekzistonte) përjashtimin nga lehtësitë fiskale të këtyre tipologjive.

Amendimet parashikojnë edhe forcimin e të drejtës së subjektit që merr një telefonatë nga një call center për t’u informuar vendin nga bëhet thirrja. Kjo do të bëhet e detyrueshme 90 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit të Buxhetit. Moszbatimi i këtij detyrimi do të shoqërohet me një saknksion administrativ prej 50,000 europër çdo ditë të shkeljes së ligjit, pavarësisht nga numri i thirrjeve ‘jo të rregullta’.

Po me 50,000 euro gjobë ndëshkohet edhe moskomunikimi me Ministrinë e Punës në lidhje me identifikimin e vendndodhjes të call center./Monitor/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: