Tuesday , December 6 2016
4k

Ja çfarë duhet të dini rreth teknologjisë 4K?

E njohur gjithashtu si 4K, Ultra HD, është tashmë e pranishme pothuajse në çdo markë të prodhimit të televizorëve dhe monitorëve por edhe ne videot online.

Tani po bëhet shumë e përhapur dhe e përdorur,  edhe pse fillimisht u mendua vetëm për teknologjinë e lartë.

Por çfarë do të thotë për ne kjo teknologji? Si mund të na shërbejë? Ku ndryshon ajo nga teknologjitë e mëparshme?

Stafi I techsot ka bërë një përmbledhje të vogël të kësaj teknologjie. Thënë me fjalë të thjeshta, 4k ka një rezolucion më të mirë se teknologjitë e mëparshme, që do të thotë një numër më I madh pikselash (fizikisht). Nëse I afrohesh mjaftueshëm dhe përdor një xham zmadhues të thjeshtë mund t’i dallosh lehtësisht.

Një ekran 4k ka 3,840 piksela në shtrirje horizontale dhe 2,160 piksela vertikalisht, pra po flasim për një ekran me 8 milionë piksela në total që do të thotë rreth 4 herë më shumë se televizorët HDTV me rezolucion 1080.

Techsot.al bën dhe një sqarim të vogël duke thënë që termi 4k nuk është shumë I “saktë” sepse teknologjia quhet zyrtarisht Ultra HD, ndërsa 4k është standarti I kinemasë që është rreth 4,096×2,160 piksela, por ndryshim shumë I vogël në cilësi dhe lehtësia që të krijon për ta thënë si emër, e ka bërë termin “4k” shumë të përdorur dhe pothuajse zyrtar.

Për të parë video, filma apo programe televizive në 4k, përvec një televizori 4k do t’ju duhet dhe një burim 4k. Por lajmi i mirë është që shumica e televizorëve 4kk e kanë këtë burim të implementuar që në fabrikim. Nëse jo, përsëri është diçka që mund të zgjidhet, mjafton të përdorni një pajisje blu-ray në 4k ose një kompjuter console 4k ose dhe një media streamer të thjeshtë.

Kabujt marrës audio-video HDMI 2.0 mund të suportojnë teknologjinë 4k, ndërsa HDMI 1.4 mund të suportojë disa tipe 4k por jo të teknologjisë HDR.

Dhe specialistët e teknologjisë pranë techsot.al e mbyllin këtë përshkrim me batutën: “na pëlqen ne apo jo, 4k është e ardhmja e teknologjisë, shumë shpejt të gjithë filmat, spektaklet dhe videot prestigjioze do të jenë në 4k”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *