Tuesday , December 6 2016
ushqimet

Ja çfarë duhet të hani nëse jeni anemik?

Pothuajse të gjithë ne e dimë se mungesa e hekurit është një nga shkaqet kryesore pse disa persona  vuajnë nga anemia. Për këtë arsye hekuri është lënda bazë ushqyese që duhet të konsumohet më shumë nga personat që vuajnë nga anemia. Ai ndihmon trupin të prodhojë qeliza të kuqe të gjakut dhe rrit sistemin imunitar.

Por, hekuri është një lëndë ushqyese e vështirë të merret, sidomos nëse nuk e konsumoni mishin. Trupi nuk mund ta përvetësojë atë lehtësisht nga perimet siç mund të bëjë me mishin , edhe pse ka mjaft ushqime bimore që e përmbajnë këtë mineral.

Fatmirësisht, kur hekuri kombinohet me vitaminën C, trupi mund ta zbërthejë 6 herë më shumë këtë mineral. Ja disa nga ushqimet me bazë bimore që mund t’i kombinoni bashkë për të marrë hekur aq sa i nevojitet trupit.

Spinaq (hekur) + spec të kuq (vitaminë C): I bashkoni bashkë në gatime të ndryshme për të marrë sa më shumë hekur.

Brokoli (hekur) + domate (vitaminë C): Gatuani një omëletë me perime, me brokoli dhe lëng domatesh.

Fasule të kuqe (hekur) + lakër (vitaminë C): Zëvendësoni kombinimin klasik me oriz dhe fasule, që kur konsumohen së bashku sigurojnë një burim komplet të proteinës, duke shtuar lakër tek përzierja.

Çokollatë të zezë (hekur) + luleshtrydhe (vitaminë C): Shkrini pak çokollatë të zezë dhe më pas e hidhni tek luleshtrydhet e pasura me antioksidues

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *