Thursday , December 8 2016
sheqeri

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj kur nuk konsumoni sheqer?

Pothuajse secili prej nesh nuk mund t’i rezistojë ushqimeve me bazë sheqerin. Por, në një intervistë për Business Insider, dietologia amerikane Tamar Dunker, shpjegon më së miri se çfarë i ndodh trupit tonë, kur ne ndalojmë së konsumuari sheqerin.

Znj.Dunker sqaron se, efektet janë të menjëhershme, shumë shpejt fillon e ndryshon niveli hormonal, insulina fillon të bjerë. Për një person që ka probleme me peshën e ka shumë të vështirë t’i rrëzojë kilogramët e tepërt, në qoftë se nuk eleminon konsumimin e produkteve të ëmbla, pasi insulina që qarkullon në trupin tuaj është mjaft e lartë.

Ndërkohë që, në momentin që ju nuk i konsumoni këto produkte të ëmbla, trupi juaj e djeg pasi e përdor yndyrën, që të përfitojë enrgji.

Në këtë mënyrë, kur ju nuk konsumoni sheqer, ju mësoheni që të mos ju tërheqin më gjërat e ëmbla. Kjo gjë do t’ju kthehet në ves, dhe ato nuk do t’ju duken më me aq shije si dikur dhe do të konsumoni alternativa të tjera. Pra, çdo gjë fillon të venitet dhe ju në këtë mënyrë do të largoni përgjithmonë përdorimin e sheqerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *