Saturday , December 16 2017

Ja çfarë po ndodh në Tasmani prej algave blu

Algat blu në plazhet e Tasmanisë krijojnë një pamje spektakolare që ndriçojnë të gjithë bregun. Për këtë arsye e kemi sjell këtë artikull për ju që të njiheni me një nga bukuritë e rralla dhe me një nga pamjet magjike që ju ndoshta nuk e keni parë ndonjëherë.

Jemi në Tasmani, aty ku është transformuar plazhi i madh australian në një hapësirë të mrekullueshme blu. Algat blu të përkthyera fjalë për fjalë do të thonë shkëndijat e detit, të cilat kanë zbukuruar të gjithë sipërfaqen e gjirit të Tasmanisë.
Emri shkencor i algave të detit është Noctiluca Scintillans dhe ato jetojnë në zonat bregdetare të rajoneve tropikale dhe subtropikale. Më të pasura janë sidomos pikat ku niveli i oqeanit bie shumë dhe në zonat ku ato kanë mundësi që të ushqehen.

Pikërisht këto alga gjenerojnë një ndriçim blu kur qelizat e tyre i nënështrohen një nxitje të jashtme mekanike. Ky është një fenomen natyror, i cili në fakt ka si funksion ndriçimin e madh për të larguar ose për tu mbrojtur nga grabitqarët.

Ju mund të admironi mbi të gjitha ujërat e qeta që krijohen në ato momente, edhe pse duhet të keni parasysh se këto alga blu janë toksike dhe nëse futeni në ujë mund t’ju shkaktojë irritim të lëkurës.
Megjithatë nga fotografitë ju do të shihni një shfaqje të vërtetë spektakolare dhe mahnitëse në të njëjtën kohë, sa që nuk do të donit të ndryshonit destinacion.
Nuk është e gjitha kjo bukuri diçka e thjeshtë, por është një mekanizëm i tërë natyror, i cili me rritjen e temperaturave dhe ngrohjen e madhe globale vijnën në dritë këto alga blu me një ndriçim rrezëllitës.
Mos e humbisni këtë pamje të mrekullueshme dhe nëse shkoni njëherë do të kërkoni të shkoni sërish sepse pamjet të lënë pa fjalë dhe të intrigojnë më tepër, citon elbasani plus.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: