Sunday , December 4 2016
shtatezene

Ja cila është piramida e ushqimeve të dimrit për një grua shtatzënë?

Për nënat e ardhshme, ndonëse regjimi ushqimor është shumë i rëndësishëm, gjatë periudhës së dimrit, shtatzënat janë në dilemë se si të ushqehen duke qenë se janë më të kufizuara në zgjedhjet e tyre. Në piramidën ushqimore të dimrit femrat shtatzënë duhet të sigurohen që të përfshijnë këto ushqime:

1. Frutat – rekomandohet që të konsumoni kumbulla të thata, kajsi, rrush. Mund t’i konsumoni të freskëta apo në formë kompostoje. Përveç kësaj, të përkryera janë edhe thanat, të freskëta apo në formë çaji.

2. Mjalti – dhe pse shumë i rëndësishëm për vlerat ushqyese që i ofron grave shtatzënë dhe jo vetëm, nuk duhet ta teproni, sepse paraqitet si ushqim potencial për alergji.

3. Frutat e thata – preferohen arrat, lajthitë, bajamet si dhe farat e lulediellit dhe të kungullit.

4. Perimet e vonshme vjeshtore – kungulli, panxhari, angjinarja, lakra janë perimet e vonshme vjeshtore të cilat mbartin një rëndësi të veçantë në dieten ushqimore të nje gruaje shtatzënë.

5. Drithërat, bishtajoret janë të pasura me minerale, vitamina e vlera ushqyese të pazëvendësueshme, ndaj sigurohuni që çdo vakt të plotësojë nevojat tuaja trupore pasi në këtë mënyrë nuk do të keninevojë për suplemente shtesë, por do të arrini të merrni të gjitha vlerat ushqyese përmes ushqimit./living/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *