Friday , September 22 2017
Loading...

Ja cili është profesori i vetëm që çdo ditë kalon lumin për të shkuar tek nxënësit e tij

Kur njeriu bën diçka me pasion është i gatshëm për të sfiduar çdo pengesë që t’ja arrij qëllimit. Pikërisht ky zotëri që shfaqet në këto pamje jep një mësim të madh për jetën dhe vështirësitë e saj. Figura e mësuesit ka një rol të rëndësishëm në jetën e njerëzve që nga kohët e hershme ku rëndësia e tyre kryesore qëndron në procesin e formimit të çdo individi dhe për këtë arsye duhet të merren gjithmonë parasysh sakrificat që çdo mësues bën për nxënësit e tij.

Mësuesi ideal jo vetëm që duhet të përcjellë njohuri historike, shkencore e letrare, por mbi të gjitha duhet të jetë një mësues i vërtetë i jetës. Për ta kryer këtë punë në mënyrën e duhur është e nevojshme që një mësues të ketë shumë durim dhe pasion.

Pikërisht mësuesi për të cilin flitet në këtë shkrim i posedon këto cilësi të mrekullueshme. Në mënyrë që nxënësit e një shkolle në një vend të varfër të Indisë të kishin çdo mëngjes mësuesin e tyre, atij i duhej të kalonte përmes një lumi që të arrinte në vendndodhje. Shkolla në fjalë ishte 12 km larg dhe me mjetet e transportit mësuesit i duheshin gati tre orë dhe shumë shpenzime, në këtë mënyrë ai ka zgjedhur rrugën më të shkurtër, atë të kalimit nëpërmjet lumit . Kështu për të shmangur shpenzimet e mëdha ky mësues është i detyruar që të kryejë një gjest me të vërtetë të pabesueshëm, kalimin e lumit çdo ditë dhe kjo për të realizuar ëndrrën e tij më të madhe atë të të dhënit mësim.

Pikërisht për këtë arsye pasionin dhe dëshirën e madhe për të dhënë mësim, mësuesi nuk e ndal para pengesës më të madhe, lumit, duke treguar çdo ditë dashurinë që ai ka për punën e tij, citon elbasani plus. Historia e këtij mësuesi është dëshmi për të gjithë individët që duan një shembull të mirë për të arritur qëllimet dhe dëshirat e tyre në të ardhmen.

14908302_617889575038286_296154477747856281_n 14947837_617889451704965_7353889474375831052_n

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: