Sunday , December 11 2016
14915312_616395895187654_5143297899722531_n

Ja cili është zogu që mban rekordin për qëndrimin më të gjatë në ajër

Një e vërtetë e çuditshme, por zogu i njohur me emrin “i shpejti” mban rekordin për qëndrimin më të gjatë në ajër, ekzaktësisht 10 muaj në ajër pa e prekur tokën.
Në fakt gjithë jeta e këtij zogu karakterizohet nga qëndrimi më tepër në ajër se sa në tokë.

I shpejti është një zog i vogël, me një kokë dhe bisht të vogël dhe më krahë që në fluturim duken si një gjysmë hënë, por të cilat e mbajnë në fluturim gjatë gjithë kohës.
Ky zog është i njohur për faktin se mund të fluturojë për ditë të tëra pa u ndalur dhe një studim i fundit tregon se ky zog mund të fluturoj deri në dhjetë muaj pa tentuar të ndalojë në tokë.
Ndalesa e tij në tokë mund të jetë vetëm për të ndërtuar fole dhe për të marr ushqim.

14907626_616395911854319_7517227873463627612_n

Kështu një biolog Anders Hedenstrom nga Universiteti i Lund në Suedi, ka kryer studimin në lidhje me këtë zog, duke monitoruar vendndodhjen e tij në 24 orë me anë të një detektori, i cili përcakton qartë se ku ndodhet zogu në momente të caktuara.

Ky studim i nisur në mesin e vitit 2014 dhe 2015, ka ndjekur ecurinë e vendndodhjes së zogut në vende të ndryshme ku ai ka lëvizur ose emigruar.

Rezultati i këtij studimi tregon qartë që disa prej këtyre zogjëve nuk kanë qëndruar fare në tokë dhe vetëm një pjesë e tyre kanë bërë disa minuta pushim gjatë natës.

Fakti kryesor është se mesatarja e qëndrimit të këtyre zogjëve në fluturim shkon deri në 99 përqind, me përjashtim të periudhës së shumimit të tyre.

Regjistrimet që ka bërë ky biolog kanë treguar se këta zogj gjatë kohës së mbrëmjes ose të muzgut mund të fluturojnë deri në 2 km lartësi. Hedemstrom beson se kur këto zogj arrijnë në këtë lartësi mund edhe të bien në gjumë duke fluturuar, pikërisht si një avion pa motorr, citon elbasani plus.

Kjo gjë është e vështirë për t’u shpjeguar se si këta zogj mund të flenë gjatë kohës që janë në fluturim, por që sipas këtij biologu ky është një fakt i nxjerrë nga studimi i kryer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *