Tuesday , December 6 2016
bebe-uje

Ja deri në ç’muaj nuk duhet t’u jepni ujë bebeve ?

Ushqyerja me ujë nuk i privon të sapolindurit vetëm nga marrja e lëndëve ushqyese të rëndësishme, por mund të çojë edhe në intoksifikim fatal nga uji. Ekspertët i këshillojnë prindërit të shmangin ushqyerjen me ujë të bebeve, të paktën deri sa të mbushin 6 muajsh.

Edhe pse shumë prindër e shohin ujin si një opsion i shëndetshëm për bebet e tyre të sapolindur, ai mund të çojë në pasoja shumë të rënda nëse e teproni me të (nëse u jepni më shumë ujë seç duhet).

Disa ekspertë rekomandojnë që derisa të mbushin gjashtë muajsh, fëmijët duhet të ushqehen vetëm me qumësht gjiri.

Në uebsajtin e NHS thuhet: “Bebet që ushqehen me gji nuk kanë nevojë për ujë derisa të fillojnë të hanë ushqime”.

Nga uebsajti Mayo Clinic, ekspertja Katie Keratsky, jep të njëjtën këshillë: “Edhe në ditët shumë të nxehta, bebet mund të marrin hidratimin e duhur nga qumështi i nënës”.

Qumështi i nënës përmban disa nga vlerat ushqyese  më të rëndësishme për bebet, që i ndihmojnë ata të rriten.

Disa nga lëndët më të rëndësishme, si proteinat, karbohidratet, yndyrat, vitaminat dhe mineralet, nuk gjenden tek uji. Edhe pse uji i ngop bebet, ai nuk u siguron të njëjtën energji ose vlera ushqyese për të cilat kanë nevojë për t’u rritur.

Në disa raste, sasia e lartë e ujit mund të jetë fatale për foshnjat.

“Intoksikimi i ujit ndodh kur konsumoni shumë ujë në një periudhë të shkurtër kohe dhe nivelet e sodiumit në gjak bien …duke shkaktuar një situatë tragjike”, tregon Katie./Shendeti.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *