Thursday , December 8 2016
domate-lekura

Ja disa nga arsyet pse duhet të konsumoni lëng domatesh!

Domatja është një ndër perimet më të përdorshme në kuzhinat tona. Pothuajse të gjithë i dimë përfitimet që ka trupi ynë me konsumin e kësaj perimeje, e cila jo me kot është cilësuar si një supër-ushqim. Por, mëgjithatë, për të analizuar të gjitha efektet e dobishme të domates, një grup ekspertësh nga Universiteti i Tajvanit kryen një eksperment.

Në studim ata morën femra të moshave të ndryshme, me probleme të peshës, dhe iu dhanë nga 250 mili-litra lëng domatësh për dy muaj më rradhë. Gjëja e parë që binte në sy ishte se, gratë kishin të gjitha rënie në peshë, kjo për arsye se iu hoqën sasitë e yndyrave në trup.

Shkencëtarët që kryen eksperimentin tregojnë se: “Gratë që morën pjesë në këtë eksperiment nuk kanë ndryshuar zakonet e tyre të ushqimit ose rutinat stërvitore, por rezultatet ishin të dukshme në vetëm pak ditë.”

Gjithashtu,  duke u bazuar në analizat e gjakut të bëra këtyre grave si në fillim të eksperimentit ashtu edhe në fund të tij  thuhet se niveli i kolesterolit ishte ulur ndjeshëm dhe ishte rritur niveli i likopeneve – një antioksidant në domate që ofron një numër përfitimesh shëndetësore.

Nga rezultatet e këtij eksperimenti u mor më tepër nga çfarë pritej, pra domatet ofruan shumë përfitime shëndetësore.

Një gotë e vetme çdo ditë forcon sistemin tuaj imunitar, mbron nga sëmundjet e zemrës, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Përpos të gjithave, kjo pije freskuese pengon sëmundjet e fshikëzës, pankreasit, mëlçisë dhe mushkërive dhe përmirëson shumë shëndetin e përgjithshëm.

Po ashtu lëngu i domates redukton kollën, parandalon aneminë, heq simptomat reumatike dhe përmirëson gjakun. Për më tepër, i jep një shkëlqim edhe lëkurës tuaj.

Dhe të gjitha këto për faktin e thjeshtë se, domatet përmbajnë kalcium, kalium, proteina bimore dhe karbohidrate si dhe vitaminë C thelbësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *