Saturday , December 10 2016
pijeeeeeeeee

Ja disa nga pijet dhe ushqimet që ju ndihmojnë të pastroni trupin

Trupi ynë, për funksionin e duhur, ka nevojë të kalojë nëpërmjet një procesi pastrimi herë pas here.

Por, nëse nuk dini sesi të ndihmoni trupin tuaj, më poshtë do të lexoni disa lloje pijesh dhe ushqimesh në të mirë të shëndetit tuaj.

Konsumimi i ujit me limon duhet të jetë gjëja e parë që ju konsumoni në mëngjes. Përfitimet që uji me limon mund të ofrojë janë thjesht mbresëlënëse. Ai mund të përmirësojë tretjen dhe të ndihmojë detoksifikimin e trupit, duke ndihmuar kështu në tretjen e mirë të ushqimit.

Mëlçia është e destinuar të marrë pjesë në më shumë se 500 funksione në trup, një prej të cilave përfshin dhe detoksifikimin e trupit. Përmbajtja e lartë e panxharit me antioksidantë, vitamina, kalcium, hekur janë jashtëzakonisht efektive për ruajtjen dhe detoksifikimin e trupit.

Lëngu i karrotës i njohur edhe si “lëngu mrekulli” është i mbushur me antioksidantë dhe enzima të quajtura karotine, të cilat kanë aftësinë për të ofruar ushqyes të nevojshëm për procesin e detoksifikimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *