Thursday , December 8 2016
lajmi-i-fundit

Ja dyshimet për vrasjen në Elbasan

Një 19-vjeçar është vrarë me pistoletë rreth orës 16 të kësaj të shtune në fshatin Gur i Zi të Elbasanit.

Policia lokale bën me dije se është njoftuar nga banorët e fshatit, të cilët pasi dëgjuan të shtënat e armës e gjetën të pajetë në një kodër 19-vjeçarin e identifikuar si shtetasi G. S.

Sipas familjarëve të viktimës, ai është thirrur nga një telefonatë dhe ka dalë deri në vendin ku i kanë lënë takim autorët. Ai nuk ka thënë në shtëpi se ku po shkonte, por menjëherë pas telefonatës ka dalë, shkruan Top Channel.

Grupi hetimor aktualisht ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve dhe zbulimin e shkaqeve të vrasjes.

Policia dyshon se autorët janë të njohur të viktimës, pasi ai ka pranuar t’i takojë sapo e kanë telefonuar. Policia ka nisur krehjen e zonës pasi dyshon se autorët ende fshihen mes maleve.

Nga sa bëhet e ditur nga banorët e zonës, 19-vjeçari njihej si djalë pa probleme dhe konflikte. Familja Sllami gjithashtu nuk kishte ndonjë konflikt.

Deri tani janë shoqëruar në polici tre persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *