Saturday , December 3 2016
Adorable baby girl eating fresh vegetables; healthy eating for a baby
Adorable baby girl eating fresh vegetables; healthy eating for a baby

Ja nga çfarë rrezikohen fëmijët nëse nuk i ushqeni mjaftueshëm me fruta dhe perime?

Fruta dhe përimet janë ndër ushqimet më të rëndësishmë si për fëmijët ashtu edhe për të  rriturit. Prandaj është shumë e rëndësishme që këto ushqime t’i përfshini në dietën tuaj. Fëmijët që nuk konsumojnë mjaftueshëm fruta dhe perime janë 53% më të rrezikuar që të preken nga astma bënë të ditur një studim i kryer së fundi.

Ekspertët thonë se, ushqimet e pasura me lëndë ushqyese parandalojnë këtë sëmundje duke përmirësuar sistemin imunitar.

Aktualisht nuk ka një kurë për astmën, por mund të përdoren trajtime të ndryshme që mbajnë simptomat nën kontroll. Astma është një sëmundje kronike që prek sistemin e frymëmarrjes së njeriut dhe shkakton probleme me frymëmarrjen si tek fëmijët ashtu edhe të rritur.

Hulumtuesit shkencorë nga Kolegji Amerikan i Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë analizuan të dhënat e më shumë se 2000 fëmijëve të moshës 6-18 vjeç. 57% e tyre jetonin të paktën një gjysmë milje larg nga dyqani më i afërt që shiste fruta dhe perime.

Ndërsa 1 në 10 fëmijë jetonin të paktën 1 milje larg. Rreth 21% e fëmijëve që i kishin larg këto dyqane vuanin nga astma, ndërsa tek grupi tjetër ishin vetëm 17%.

Udhëheqësi i studimit, Maripaz Morales, thotë se gjatë studimit kanë zbuluar edhe nxitës të tjerë të astmës, si riniti alergjik dhe obeziteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *