Ja prototipi i makinës për gara që ka publikuar Mazda - ElbasaniPlus
Friday , May 26 2017

Ja prototipi i makinës për gara që ka publikuar Mazda

Prodhuesi japonez i automobilave e ka treguar modelin RT-24P, model ky i destinuar për gara, por që ka pamje të mahnitshme.

Gjëja e parë që bie në sy në këtë Mazda, janë krahët gjigand të vendosur anash dhe sipër pjesës së pasme.

Me këtë formë, aerodinamika është shumë e madhe, duke mundësuar një shpejtësi të lartë.

Grilli me pesë pjesë, linjat e prera dhe të lëmuara në të njëjtën kohë, si dhe ngjyra e shndritshme, janë ato që e kompletojnë këtë prototip.

Makina me 2.0-litra që arrin 600 kuajfuqi, ka teknologji të lartë që i mundëson shoferit lehtësi të mëdha. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: