Tuesday , December 6 2016
kikirike-600x380

Ja pse duhet të konsumoni çdo ditë kikirikë

Kemi dëgjuar shpesh nga dietologë të ndryshëm që frutat e thata janë ndër ushqimet më të mira, të pasura me vitamina, yndyrna të shëndetshme, me fibra etj. dhe që janë të domosdoshme për trupin e njeriut. Kikirikët janë një produkt, që klasifikohen sigurisht tek frutat e thata dhe që normalisht janë të përdorshme nga një pjesë e mirë e popullatës, por që në fakt s’ia kemi ditur vetitë. Kikirikët luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin dhe jetëgjatësinë e njeriut.

Ato përmbajnë shumë përbërës, të tillë si, yndyra të shëndetshme, vitamina, fibra dhe antioksidues të cilët nxisin sistemin imunitar të trupit.

Mjaftojnë vetëm 10 gram kikirikë në ditë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të frymëmarrjes, diabetit, kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, bëjnë të ditur studiuesit.

Në një studim disavjeçar është bërë me rreth 6.000 persona, të cilët ishin të prekur me diabet tip 2, i cili rrit rrezikun e sulmit në zemër. Ata duhej të mbanin një dietë të veçantë dhe për katër vjet kanë plotësuar formularët për shëndetin e tyre.

Studiuesit arritën në përfundim se ata që hanin kikirikë ishin më të mbrojtur nga infarkti. Surprizë e vërtetë është se rreziku i kësaj sëmundjeje ishte reduktuar me 44 për qind, pas krahasimit të rezultateve që bënë. Efekti i kikirikëve është i barabartë si për femrat ashtu edhe për meshkujt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *