Monday , December 5 2016
lakra

Ja pse Lakra është një ilaç shumë dimensional?

Lakra prej shekujsh është konsideruar një ilaç natyral me të gjithë efektet. Shumëllojshmëria e lakrës në treg arrin në më shumë se 100 lloje, të gjitha me veti të mëdha shëndetësore.
Lakra është një burim i vërtetë vitaminash e molekulash antioksiduese. Fama e saj është rritur edhe më tepër me zbulimet e reja dhe konsiderohet ushqimi kryesor në profilaksinë e sëmundjeve tumorale. Një revistë mjekësore prestigjioze amerikane ka publikuar studime të shumta, sipas të cilave ata që përdorin vazhdimisht lakrën kufizojnë mjaft rrezikun e tumorit në shtyllën kurrizore, një plagë e vërtetë e popullsisë në ditët e sotme kur është rritur shumë edhe konsumimi i mishit.

 

Lëngu i shtrydhur i lakrës së zezë këshillohet për shërimin e ulçerës gastroduodenale dhe të kolitit ulçeroz. Një gjethe lakre e shtrirë me hekur dhe e vakët mbi ulçerën flebite ndikon në shërimin e saj të shpejtë, shkruan Shije. Por mbi të gjitha me lakrën mund të luftojmë sëmundjet e vogla të përditshme, që nga gripi deri tek bronikiti i duhanpirësve.

 

Pjesët e përdorshme të lakrës janë lulja, gjethet, rrënjët e freskëta. Këshillohet të konsumohet nga të gjithë grupmoshat dhe grupet e njerëzve. Jep energji, forcë, ul kolesterolin e dëmshëm (LDL) dhe ngre kolesterolin e mirë (HDL), ul gliceminë te të sëmurët me diabet. Është një antibiotik i vërtetë gjatë formave gripale e të ftohjes. Këshillohet tek personat që vuajnë nga gastriti dhe ulçera gastroduedenale. Është mbrojtëse e vërtetë e sistemit të qarkullimit të gjakut, e bën gjakun të rrjedhë më lirshëm dhe përbën një profilaksi të mirë ndaj infarktit kardiak dhe cerebral./RTK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *