Saturday , December 3 2016
femije-televizor

Ja sa kohë duhet të rrinë fëmijët përballë televizorit.

Sipas një studimi të ri, fëmijët nën moshën pesëvjeçare nuk duhet të rrinë më shumë se një orë në ditë para ekraneve të televizorit apo kompjuterit.

Akademia amerikane e pediatrisë thotë se më shumë se një orë para ekraneve të pajisjeve teknologjike mund t’i shkaktojë fëmijëve probleme me gjumë, shëndet dhe aftësi për shoqërim me të tjerët.

Fëmijët nën moshën dyvjeçare nuk duhet të kenë fare kontakt me pajisjet teknologjike, sipas një studimit të fundit.

Ky studim është mbështetur edhe nga doktorët britanikë. Psikologji Aric Sigman ka kërkuar nga qeveria që të publikojë një udhëzues për prindërit dhe e ka quajtur këtë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *