Sunday , December 4 2016
14915554_619809664846277_3254736849917835130_n

Ja se çfarë ka zbuluar Universiteti i Pensilvanisë

Në perëndim të Nilit, jo shumë larg nga varri i Senwosret III, u zbulua një dhomë e fshehur e destinuar për një anije mbretërore, si dhe e zbukuruar me vizatimet e 120 anijeve të tjera.

Në qytetin egjiptian Abidosit, në perëndim të Nilit janë zbuluar mbetjet e një anije të vërtetë.

Dhoma nëntokësore në të cilën ndodhen këto mbetje të anijes, daton që nga 1840.

Ajo ishtë përcaktuar pikërisht si shtëpia e një varke të fuqishme prej druri.

Muret e kësaj dhome tregojnë vizatimet e mirë-ruajtura të 120 anijeve me karakteristika të ndryshme, e cila i përngjan një flote virtuale e gdhendur në muret prej balte e tulle, por të cilat kanë ruajtur dhe kanë shoqëruar prej vitesh këtë varkë.

Studiuesit e arkeologët e Universitetit të Pensilvanisë janë ata që kanë zbuluar këtë dhomë nëntokësore, e cila është 21 metra e gjatë dhe 4 metra e gjerë.

Ekzaktësisht zbulimi i saj është bërë që në vitin 1901, por për shkak të gërmimeve për një kohë të gjatë ka ndodhur dhe një shembje gjë që ka penguar arkeologët në vazhdimin e projektit.

Pas një farë kohe arkeologët kanë filluar gërmimet ku në brendësi të dhomës kanë gjetur një varkë prej druri, të cilës i kanë mbetur vetëm disa pjesë.

Gjithsesi ky zbulim u konsiderua nga arkeologët si shumë i rëndësishëm, sepse me anë të tij janë nxjerrë në dritë pjesë të bukura të historisë që nga kohët e lashta, citon elbasani plus.

14947956_619809694846274_3552736435133988091_n 14915554_619809664846277_3254736849917835130_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *