Ja se çpo ndodh tani në Universitetin "A.Xhuvani" - ElbasaniPlus
Sunday , March 26 2017

Ja se çpo ndodh tani në Universitetin “A.Xhuvani”

Fillon procesi i votimit të pjesshëm në Universitetin A. Xhuvani.
Në fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, kandidon Pr.Asc.Dr. Shkëlqim Hidri. Kandidati për dekan në këtë fakultet garon i vetëm duke mos patur asnjë rival përballë. Me shumë gjasa pas procesit të numërimit z. Hidri do të jetë Dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, duke pasuar në këtë post Pr.Dr. Skënder Topi, i cili një vit më parë u zgjodh Rektor i Universitetit, raporton ElbasaniPlus.

Gjithashtu zgjedhje po zhvillohen edhe në Fakultetin Ekonomik, për postin e Përgjegjësit të Departamentit të Financës. Për këtë post kandidon Marsida Ranxha. 10 pedagogët e këtij departamenti një vit më parë ishin të ndarë 5 me 5 duke e çuar departamentin në balotazh./ElbasaniPlus/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: