Thursday , December 8 2016
floke-natyrale-el

Ja sekreti, për të patur flokë të gjatë!

Normalisht kur bëhet fjalë për flokë të gjatë dhe të bukur, pothuajse çdo femër e ka ëndërr. Minimalisht  secila nga ne mund të këtë lloje të ndryshme shamposh dhe kremërash për kujdesin ndaj flokëve.

Mirëpo ndonjëherë nuk është e nevojshme të shpenzojmë shumë para dhe mund për të arritur rezultatin që ndoshta e kemi pritur me kohë. Blogerja e modës Farah Dhukai na këshillon që të përdorim një serum i cili bën mrekulli në rritjen e flokut.

Zakonisht në kushte normale, flokët nuk rriten më shumë se dy centimetra në muaj. Por sipas znj. Dhukai dhe këshillës së saj, ne mund t’i rrisim flokët dy centimetra në javë. Por kjo sigurisht varet edhe nga gjendja e flokut tuaj, pasi nëse e keni në gjendje të mirë ju mund t’i rrisni ato deri në katër centimetër në javë, bën të ditur Dhukai.

Gjithaçka që ju duhet për të patur këtë rezultat është  ky serum i cili fare mirë mund të përgatitet  në kushtë shtëpie.  Përbërësit që ju nevojiten janë: vaji i kungullit dhe vaji eterik i mentes dhe nenexhikut.

Baza e serumit duhet të jetë vaji i kungullit dhe në të duhet të shtoni disa pika vaj mente. Më pas ngroheni këtë përzjerje në avull dhe bëjini masazh të lehtë lëkurës së kokës për disa minuta derisa i gjithë floku juaj të jetë lagur plotësisht.

Pasi të keni përfunduar mund ta lani kokën menjëherë ose mund ta mbani ashtu gjatë gjithë natësEL, kjo sipas dëshirës tuaj. Përzierja nuk është e dëmshme, përkundrazi është shumë efektive edhe për qarkullimin e gjakut.

Këtë lloj serumi përdoreni çdo ditë për një javë rresht. Përzierja është një truk magjik – le të themi – pasi vaji i kungullit përmban thartira yndyrore, vitaminë B dhe përbërës të tjerë esencialë të domosdoshëm për rritjen e flokëve. Ndërsa vaji i mentes stimulon dhe rinon folikut të cilat ndihmonë në rritjen e flokëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *