Saturday , December 3 2016
15042044_620278724799371_2351418625923131644_o

Ja si duken pamjet e artit të krijuara në natyrë

Ka artistë që janë në gjendje të krijojnë vepra të vërteta dhe origjinale. Ja një shembull i tillë:
Giuliano Mauri, një artist në Lombardi na paraqet këtë herë një vepër arti, e cila është në gjendje t’i japë njerëzve disa emocione me të vërtetë unike.

Po të vizitosh vende të ndryshme mund të përjetosh bukurinë artistike, që mund të karakterizojnë këto vende dhe kjo mund të cilësohet prej jush si një përvojë e bukur dhe e paharruar.
Ka vepra që janë me të vërtetë origjinale dhe për këtë cilësohen si unike.

Pikërisht në fotot dhe artikullin që ne po shfaqim për ju sot do të tregohet dhe flitet për një vepër të arkitekturës natyrore, e realizuar nga njeriu dhe që është me të vërtetë e mahnitshme.
Vendndodhja e saj është në Lodi të Lombardisë, ku qëllimi i këtij artisti është paraqitja e një vepre arti me anë të bimëve dhe pemëve.

Puna e realizuar ka formën e një kafazi dhe është e përbërë nga shumë degë druri.
Struktura e saj është e projektuar nga një njeri, i cili ëhstë i vetmi anëtar i artit italian pikërisht në lëvizjen e natyrës duke realizuar forma dhe pamje të ndryshme, por kjo ishte më e madhja dhe më tërheqësja.
Pikërisht fal talentit dhe krijmatrisë së tij realizimi i kësaj pamje është i jashtëzakonshëm. Ky objekt mbulon 1600 metra katorë, dhe përfshin gati 110 pemë. Kjo është konsideruar si një vepër unike dhe çdo ditë e më shumë po tërheq një numër të madh vizitorësh, citon elbasani plus.

14947953_620278848132692_2963811344477021845_n 14976429_620278828132694_2945343849597355704_o 14947798_620278804799363_3887082158538490881_n 15016198_620278761466034_5548892073905323986_o 15042044_620278724799371_2351418625923131644_o

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *