Tuesday , December 6 2016
ja-si-eshte-transformuar-gramshi-me-rilindjen

Ja si është transformuar Gramshi me Rilindjen

Kryeministri Edi Rama dje ka vizituar qytetin e rindërtuar të Gramshit dhe nuk e la këtë gjë pa e komentuar në rrjetin social Facebook.

Ja çfarë shkruan ai:

Bashkia e re e Gramshit, deri para tre vitesh një qytet krejt i harruar, ku makinat parkoheshin në qendrën e qytetit dhe nga të katër anët shihej rrënimi nga braktisja e qeverisë në Tiranë; sot po jeton një transformim real, me qytetin që po kthehet çdo ditë e më shumë në një qendër urbane me hapësira publike dinjitoze për banorët, që përveç jetës sociale më cilësore, përfitojnë dhe një rritje të vlerës së pasurisë së patundshme.

Edhe rruga e re që lidh Gramshin me Elbasanin, realizuar në dy vjet me standarde të shkëlqyera, i ka dhënë një frymëmarrje të madhe qytetit duke lehtësuar ndërlidhjen e gjithë kësaj zone me pjesën tjetër të vendit dhe duke e bere lidhjen me Tiranën në më pak se 90 minuta!

Këto zhvillime të mezipritura rrisin dukshëm nevojën për ta shtrirë më tutje, më shpejt transformimin, duke kultivuar dëshirën e njerëzve për të vazhduar të investojnë në biznese të vogla e në ferma, për të parë përtej kufijve asfikues të qytetit të vjetër në hapësirën e madhe të bashkisë së re, e cila ka një natyre të mrekullueshme dhe potenciale reale zhvillimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *