Thursday , December 8 2016
15079071_624683221025588_2379351772540010908_n

Ja si mund të krijoni vetë një ngrohës diellorë për shtëpinë tuaj (Foto)

A keni menduar ndonjëherë se mund të ndërtoni vetë një ngrohës diellorë për ngrohjen e shtëpisë suaj dhe kjo vetëm nga kanaçet e pijeve pa gas?
Ky mendohet se është një projekt i vlefshëm dhe që rrit avantazhet për shpenzime më të ulëta për të ngrohur shtëpinë, në mënyrë të shëndetshme pikërisht nga energjia e diellit.

Pikërisht materiali i aluminit i këtyre kanaçeve mund t’ju ndihmojë në mbajtjen e ngrohjes për një kohë më të gjatë.
Ri-përdorimi i kanaçeve të tilla gjithashtu ndihmon dhe në zvogëlimin e akumulimit të produkteve të mbetura ose mbeturinave.
Kështu ju mund të inkorporoni në shtëpinë tuaj një teknologji që mund të ngrohë edhe hapësirat më të vogla, por gjithashtu me anë të këtij sistemi ju do të jeni në gjendje të ruani temperaturën e duhur duke ndihmuar në reduktimin e konsumimit të gazit dhe energjisë elektrike në shtëpi.

Ato që do t’ju duhen për të realizuar një projekt të tillë janë: kanaçet, kompesatë, tuba alumini, shufra druri dhe silikoni, çekiç dhe sharrë hekuri.
Këto më pas do ti vendosni njëra pas tjetrës, pikërisht siç tregojnë pamjet e fotove, duke krijuar një ngrohje ekologjike për shtëpinë tuaj, citon elbasani plus.

15079071_624683221025588_2379351772540010908_n 15134596_624683201025590_1587609475218927685_n 15107417_624683147692262_3944750685479204419_n 15032807_624683127692264_5037217842778841395_n 15027461_624683117692265_3346001481499731417_n 15085504_624683087692268_8867875674637755669_n 15027984_624683041025606_5095816544464307616_n 15037087_624683007692276_5915978466457370914_n 15095711_624682981025612_8569661336403305066_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *