Thursday , December 8 2016
vaji-arre-kokosi

Ja si mund të luftoni kancerin e zorrës së trashë me vaj kokosi

Studime të ndryshme kanë gjetur se, ka dalë në dritë një trajtim alternativ për kancerin dhe se është në gjendje që të pengojë në mënyrë efektive kancerin e zorrës së trashë.

Edhe pse ka pasur vite të përdorimit tradicional medicinal, ka pasur shumë pak hulumtime shkencore të kryera për të.

Vaji kokosit, është shitur për një kohë të gjatë si një kurë natyrore dhe një alternativë efektive ndaj trajtimeve farmaceutike dhe ilaçeve. Megjithatë, vaji i kokosit,  ka treguar një studimi i ri, është një alternativë e mundshme për trajtimin e kancerit tipik të zorrës së trashë, shkruan “Hearty Soul”.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Adelaide i Australisë, studiuesit gjetën se acidi lurik, një yndyrë e ngopur që është një nga përbërësit kryesorë të vajit të kokosit, ishte në gjendje që të shkatërrojë 93% të qelizave të kancerit të zorrës së trashë që ishte testuar në më shumë se 48 orë. Kjo e bën vajin e kokosit një trajtim premtues alternativ të kancerit të zorrës së trashë.

Si në “in vitro” (enë laboratorike) dhe “in vivo” (tek minjtë) studimet janë kryer mbi efikasitetin e acidit lurik në qelizat e kancerit të zorrës së trashë, dhe secili prej tyre ka dhënë rezultate të barabarta.

Vaji i kokosit është konstatuar gjithashtu që ka përfitime që tejkalojnë vetitë e tij si vrasës i kancerit, siç kanë treguar studime të shumta klinike të kryera nga Shoqata Amerikane e të ushqyerit. Sipas studimeve, yndyrat që gjenden në vajin e kokosit “mund të jenë të dobishme në shërimin dhe parandalimin e gjendjeve si diabeti, osteoporoza, sëmundjet virale (mononucleosis, hepatiti C, herpes etj), sëmundjet e traktit biliar, sëmundje Kron-it, dhe kanceri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *