Saturday , December 3 2016

Ja si ta mbani në kontroll tensionin e gjakut

Dy studime të fundit kanë treguar se boronicat, ky super ushqim mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut në mënyrë natyrale.

Gjatë një studimi të publikuar tek revista “Academy of Nutrition and Dietetics”, hulumtuesit shkencorë zbuluan se pas një periudhe 8-javore, gratë që kishin hyrë në fazën e menopauzës dhe kishin tension të lartë të gjakut, përjetuan rënie të tensionit pasi konsumuan një dozë me pluhur boronicash të ngrira çdo ditë.

Më saktësisht, ata përjetuan 5% rënie të tensionit sistolik të gjakut, 6% rënie të tensionit diastolik dhe 69% rritje të niveleve të oksidit nitrik në gjak, që ndihmoi në rritjen e furnizimit me gjak duke zgjeruar enët e gjakut.

Gjatë studimit të dytë, të publikuar tek revista “PLOS ONE”, minjtë që u ushqyen me një dietë të pasur me yndyra dhe boronica të thara, kishin më pak inflamacion dhe tension normal të gjakut se minjtë e tjerë që u ushqyen me të njëjtën dietë por pa boronica.

Arsyeja. Në të dyja rastet, hulumtuesit shkencorë ia kreditojnë antioksiduesve flavonoidë, si antocianina, që studime të mëparshme e kanë lidhur me prodhimin e oksidit nitrik dhe uljen e inflamacionit.

Lëng me boronica dhe banane

Përveç antioksiduesve, ky lëng është i pasur edhe me kalium, probiotikë dhe nitrate, që ulin tensionin e gjakut.

Racion: 2

1 filxhan me boronica të ngrira

1 banane

1 filxhan me kos

1 filxhan me spinaq të paketuar për bebe

Kombinoni të gjitha ingredientët në shtrydhëse dhe i shtrydhni mirë derisa të formohet një masë homogjene.

Lëndë ushqyese për 1 racion: 153 kalori, 7 g proteina, 32 g karbohidrate, 4 g fibra, 22 g sheqer, 0.5 g yndyra, 110 mg sodium.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *