Monday , December 5 2016
fik-ne-vaji

Ja si të eliminoni bakteret e rrezikshme nga stomaku me fiq të thatë dhe vaj ulliri

Sa herë që ndihemi keq shumëkush prej nesh priret të përdorë ilaçe, qofshin këto antibiotikë apo të tjera, majfton të na lehtësojnë dhimbjen.

Por, përdorimi i antibiotikëve sa herë që ndihemi keq mund të ketë efekt shkatërrues në stomak.

Antibiotikët mund të shkaktojnë acid ose ulçer në stomak. Këto baktere mund të degjenerojnë më pas edhe në shumë sëmundje të tjera, të cilat do të jetë e vështirë të kurohen.

Por, ekspertët kanë një zgjidhje më të mirë,  një kurë shumë efikase dhe e padëmshme në përdorim. Ata thonë se fiqtë të zhytur në  vaj ulliri , që vijnë nga receta shumë të vjetra të marra nga vende bregdetare janë ideale për kë probleme.  Ato mund të përdoren për shumë probleme shëndetësore, si problemet e stomakut, hemorroidet kapsllëkun, kolesterolin e lartë, aneminë, astmën, bronkitin e shumë të tjera.

Fiqtë përmbajnë një sasi shumë të madhe të vitaminave C si dhe antioksidues  të cilat mund të shërbejnë për të përmirësuar shëndetin e lëkurës. Në ta gjendet edhe vitamina B6, e cila për shumë kohë është menduar se kuron sëmundjet e mëngjesit.

Përbërësit:

40 fiq të thatë (sigurohuni që cilësia të jetë sa më e mirë)

Vaj ulliri

Si ta përgatisni:

Fillimisht vendosini fiqtë e thatë në një enë të mbyllur dhe mbusheni këtë enë plot e për plot me vaj ulliri. Mbylleni dhe lëreni ashtu për 40 ditë. Gjatë këtyre ditëve fiqtë do të përthithin shumë vaj ulliri. Konsumoni një nga fiqtë përpara çdo vakti.

/Gazeta Shendeti/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *