Thursday , December 8 2016
insta-1

Ja tri veçoritë e reja të Instagram-it

Instagram është duke shtuar tri veçori të reja në Storjet, në atë çfarë po quhet përditësimi më i madh në Storjet prej lansimit të tyre.

Kompania duke filluar nga sot do t’i lejojë përdoruesit të shtojnë linçe URL në storjet e tyre, në të cilat shikuesit mund të navigojnë për në to pa e braktisur Instagramin.

Një tjetër veçori është edhe mundësia që përdoruesit të përmendin dikë me “@” në storjen e dikujt – dhe do të shtohet aftësia për të shtuar një Boomerang në storjet tuaja pa pasur nevojë që të shkoni dhe ta krijoni një në aplikacionin e ndarë të Boomerang, transmeton Gazeta Express.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *