Friday , October 20 2017
Loading...

Jeta detare po merr fund: Ja një ngjarje tjetër që e vërteton këtë gjë

Pikërisht 66 peshq të llojit Totoaba dhe një delfin i rrallë i gjirit Kalifornian janë gjetur të ngordhur në breg të detit.
Këto dy llojespeciesh janë në rrezik zhdukjeje, ku në gjithë botën ekzistojnë vetëm 30 kopje. Këto ditë në një plazh rreth 33 km në jug të San Felipe, në Gjirin verior të Kalifornisë janë gjetur pikërisht këto specie.

Ende nuk është gjetur shkaku që i ka marrë jetën këtyre specieve detare, por sipas të dhënave shumica e tyre kanë rënë pre e rrjetave të fshehura të peshkimit të paligjshëm.

Në përpjekje për të shpëtuar veten ata mund të kenë dëmtuar veten dhe shokët përreth, por ende nuk thuhet që është i vetmi shkak.

Të dy si peshqit totoaba dhe delfini janë të ngjashëm në madhësi dhe ngatërrimi në rrjetat e peshkimit është i lehtë dhe mund t’i nxjerr ata në sipërfaqen e ujit, duke i çuar ndoshta edhe në gjendjen fatale.

Këto lloje peshqish peshkohen për tu eksportuar në tregun e zi në Kinë jo për tu konsumuar por për prodhime medicinale.

Mendohet se shitja e tyre shkon deri në 20.000$ për kilogram. Për këtë është quajtur dhe thesari detar si dhe arsyeja e vetme pse këto kafshë janë vrarë.

Megjithatë ky fakt i sotëm është bërë një problem, sepse asnjëherë më parë nuk ishte gjetur një numër kaq i madh i këtyre peshqëve të ngordhur dhe për këtë arsye sillet si një artikull shqetësues.

Sipas ekspertëve ishte pikëlluese dhe neveritëse që të shihje kaq kafshë të vrarë vetëm për të marr fitime marramendëse.

Mendohet se kjo gjë po shkatërron të gjithë ekosistemin e Gjirit Kalifornian, citon elbasani plus.

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: