Saturday , December 3 2016
kanadaaaa

Kanadaja e etur për punëtorë. Kërkon 300 mijë emigrantë

Kanadaja, si një nga shtetet më sociale dhe me mirëqenie tepër të lartë, është ëndrra e çdo emigranti.

Vitin tjetër, Kanadaja do të hapë dyert dhe pritet të pranojë 300 mijë emigrantë, edhe pse parashikimet ishin për një rritje të numrit të tyre në mënyrë shteti të ketë më shumë fuqi punëtore dhe më tepër rritje ekonomike.

Qeveria kanadeze tha se fillimisht do të priten rreth 300,000 si banorë të përhershëm dhe shumica e tyre do të jenë emigrantë ekonomikë. Kanadaja, këtë vit, ka pranuar 259 mijë shtetas të huaj.

Kanadaja ka një popullsi prej 35 milionë banorësh, por mbizotëron mosha e tretë, çka përbën një sfidë për rritjen ekonomike, ndaj një këshillë ekonomike ishte për 450,000 emigrantë gjatë pesë viteve të ardhshme.

Lidhur me këtë shifër, ministri i Emigracionit tha se ishte e mundshme, por jo për vitin 2017. Ndërsa numri i emigrantëve ekonomikë do të rritet ndjeshëm, numri i azilantëve do të ulet po ndjeshëm, nga 56 mijë në 40 mijë azilantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *