Saturday , December 16 2017

Kanceri i gjirit/ Dërgohet mamografi e lëvizshme në çdo fshat e qytet. Së shpejti edhe në Elbasan

Në Shqipëri zbulohen 500 raste të reja çdo vit me kancer gjiri në gra dhe vajza, sëmundje që është shkaku i parë i vdekjeve nga tumori tek femrat në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur kryerjen e ekzaminimeve falas me mamografë të lëvizshëm në çdo fshat apo qytet për diagnostikimin në kohë të kancerit të gjirit.

Mamografia e lëvizshme ka shkuar në Durrës, po ofrohet në Fier e më pas do të shkojë në Vlorë, Gjirokastër e Përmet, për ta përmbyllur muajin në Lezhë. Por, mamografët e lëvizshëm nuk do të ndalen, do të qarkullojnë gjatë gjithë vitit në Shqipër. Pritet që pas këtyre qyteteve, radhën do ta ketë qyteti i Elbasanit.

Në Qarkun e Elbasanit, kanceri i gjirit është më i përhapur tek gratë e moshës 40-50 por nuk përjashtohet mundësia që dhe një 25- vjeçare të preket nga kjo sëmundje. Por me një diagnostifikim të hershëm mundësia e kurimit të suksesshëm është mjaft e madhe.

Në pesë vitet e fundit në Elbasan konstatohet një dyfishim i rasteve të personave me kancer. Vihet re një rritje e lehtë e rasteve te moshat e reja 25-45 vjeç.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: