Sunday , December 11 2016
dru

Kapet duke transportuar 3 m kub dru pa leje, shoferit nga Librazhdi i sekuestrohet edhe kamioni

Moratoriumi i pyjeve mesa duket ende nuk respektohet pasi ka raste pothuajse të përditshme të ndalimeve nga policia të personave të përfshirë në prerjen dhe transportimin e lëndve drusore.

Ditën e djeshme policia e Librazhdit ka ndaluar një qytetar po nga qyteti i Librazhdit, pasi është konstatuar se kishte prerë dhe po transportonte me kamion 3 m kub dru pa leje në pyll dhe policia, bashkë me lëndën drusore, i ka sekuestruar edhe kamionin.

Policia e Librazhdit njoftoi se nisi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj G.B. 43 vjeç që u kap në aksin rrugor Librazhd – Katund.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga neni 205 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *