Friday , August 18 2017

Karikoni celularin në lokale? Ja çfarë rrezikon

Nëse e keni zakon të karikoni telefonin tuaj në baret ku pini kafe apo në restorante jeni duke bërë një gabim shumë të madh.

Kjo pasi të dhënat tuaja mund të hakohen shumë më lehtë kështu.

Dreë Paik, themelues i firmës Authentic 8 i tha CNN se hakerat aksesojnë prizat në publik dhe lidhjen me ëi-fi me anë të një teknike të quajtur “juice Jacking”.

Kjo pasi USB-ja që lidh telefonin me karikuesin është e dizejnuar për të traansmetuar të dhëna, shkruan Techsot.al.

Pra sipas Paik telefoni juaj kompromentohet nëse ju e karikoni në një prizë në publik.

Hakerat mund të shikojnë fotot tuaja, tekstet, emailet dhe potencialisht cdo gjë tjetër në telefon. Ato mund të aksesojnë edhe tastjerën dhe kamerën tuaj.

Kjo formë e hakimit është e pamundur të mposhtet.Për këtë arsye e këshillueshme është që gjithmonë të keni me vete një bateri portabël .

Karikojeni këtë bateri në shtëpitë tuaja, në një vend të sigurtë dhe kur bateria tju lërë në baltë kur të jeni në publik, përdorni vetëm këtë bateri portabël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: